Ambasadori rus në Poloni sulmohet me ngjyrë të kuqe nga protestuesit
Publikuar:
(09.05.2022 14:24:30)

Ambasadori i Rusisë në Poloni, Sergey Andreev është sulmuar me ngjyrë të kuqe nga protestuesit teksa nderonte ushtarët e Bashkimit Sovjetik të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Turmat bërtisnin ‘fashistë’ ndaj Sergej Andrejevit derisa e rrethuan atë. Kjo vjen pas 10 javësh lufte brutale në Ukrainë.
Shumë prej tyre mbanin flamuj të Ukrainës për të treguar mbështetjen e tyre për vendin e shkatërruar nga lufta, derisa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëroi se “e keqja ka rilindur 77 vjet pasi nazistët u mundën në Evropë”.
Pas incidentit, ai u largua nga varrezat dhe më vonë njoftoi se askush nuk është lënduar./Shqip.com
Ambasador Rosji oblany symboliczną “krwią”#StopWar #StopWarInUkraine pic.twitter.com/sBvC1uTPhM
— Piotr Halicki (@Piotr_Halicki) May 9, 2022