Ambasadori rus në BE: Jemi të shqetësuar për Kosovën, situata atje është e pasigurtë

“Rusia është e shqetësuar për situatën në Kosovë. Në Bosnje, së paku nuk ka përleshje, ndërsa situata në Kosovë është me të vërtetë e rrezikshme”.
Kështu ka deklaruar ambasadori i Federatës së Rusisë në Bashkimin Evropian, Vladimir Çizhov, në një intervistë për gazetën evropiane “EUObsever”.
Sipas tij, situata në Kosovë është pasigurtë “për shkak të dhezjes së dhunës në enklavën serbe të Kosovës”.
Tutje, ka theksuar se “Bosnja dhe Hercegovina duhet të çlirohet kjo mbikëqyrje [ndërkombëtare] mbytëse njëherë e përgjithmonë”.
“Ka ardhur koha që Përfaqësuesi i Lartë të mbetet gjë e së shkuarës”.
“Nuk po them që ai [Përfaqësuesi i Lartë] duhet të dëbohet menjëherë, por përmbyllja e këtij institucioni duhet të konsiderohet definitivisht”, u përgjigj ambasadori rus.
Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë ka nisur punën e saj që nga viti 1995 për të monitoruar zbatimin e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, e cila i kishte dhënë fund luftës në BeH.
“Është njëfarë gjermani, Schimdt, i cili supozon se është përfaqësues i lartë. Ne s’e njohim si të tillë”.
Ambasadori rus ka shtuar se “me të s’kemi asgjë personale” dhe se “mbase ai është edhe njeri i mirë”, por Përfaqësues i Lartë për BeH-në, “jo”./SHQIP.com