Ambasadori Gonzato për opozitën: Dhuna nuk është zgjidhja, duhet të gjeni rrugë e duhur

Ambasadori i Bashkimit Europian Silvio Gonzato ka folur në lidhje me procesin e integrimin europian të vendit.
Në një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama ku i dorëzoi Progres Raportin e përpiluar nga BE, u shpreh se duke qenë se reformat që kërkohet nga Shqipëria të bëjë kanë karakter shoqëror dhe synojnë të ndryshojnë mënyrën se si funksionon shoqëria, atëherë kërkohet përfshirja edhe e opozitës.
Gonzato shtoi se është i angazhuar të japë informacionet që i kërkohen.
“E dua muzikën por nuk mendoj se jam dirigjent i mirë. Më mirë rri në auditor. Do të keni dëgjuar që kam theksuar se duke pasur parasysh reformat që duhen ndërmarrë nga Shqipëria janë ndërmarrje shoqërore për të ndryshuar mënyrën si funksionon shoqëria duhet edhe pjesëmarrja e opozitës. Jam përpjekur të mbaj të përfshirë opozitën.
Ka mënyra për të shprehur mospajtimin. Anëtarët e PE patën një dialog me homologët shqiptar. Nuk mendoj se ndërprerja e Kuvendit është një mënyrë, ka mënyra të tjera. Shpresoj se do të gjendet një rrugë për të ri angazhuar opozitën. Siç e thashë, kjo kërkon gatishmëri dhe angazhim nga të dyja palët”-deklaroi Gonzato.
/Shqip.com