Lajme

Ambasadori britanik i kërkon Kosovës të zgjidh çështjet emergjente

Zgjidhja e çështjeve emergjente ishte tema kryesore e takimit midis Ambasadorit Britanik, Nicholas Abbot dhe presidentes Osmani në takim e fundit midis tyre.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e vetë ambasadorit britanik në Twitter.

“Kam pasur një diskutim pozitiv me Presidenten Vjosa Osmani, sot për marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale. Zgjidhja e çështjeve imediate është thelbësore që Kosova të arrijë qëllimet e saj afatgjata” ka shkruar Abbot.

Po ashtu sot gjatë ditës, Zëdhënësi i Qeverisë Gjermane Steffen Hebestreit ka bërë thirrje që çështja për targat të mos e pengojë dialogun e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë.

Kosova dhe Serbia edhe gjatë ditës së hëne kanë mbajtur takim lidhur me këtë çështje por nuk kanë arritur të nënshkruajnë ndonjë marrëveshje.

/Shqip.com