Lajme

Ambasada e Amerikës: Shërbimi i Bob Dole të jetë frymëzim për gjeneratat e reja

Ambasada e Amerikës në Kosovë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar pas vdekjes së ish-senatorit amerikan, Bob Dole, njofton Shqip.com.

Në reagimin e ambasadës thuhet se shërbimi i Dole duhet të jetë frymëzim për të gjithë.

“Ndërsa mbajmë zi sot për humbjen e nëpunësit publik të përjetshëm dhe senatorit të lartë të shtetit Bob Dole, kujtojmë kontributin e tij të domosdoshëm në Kosovë dhe punën e tij për avancimin e lirive demokratike në mbarë botën”, thonë nga ambasada.

“Shërbimi i tij le të jetë frymëzim për ne dhe gjeneratat e reja të amerikanëve dhe kosovarëve”, thuhet më tej në reagim.

Ish-senatori Bob Dole ka vdekur në moshën 98 vjeçare.

Dole vdiq në gjumë, sipas një njoftimi nga Fondacioni Elizabeth Dole, shkruan USA Today. /Shqip.com