Ambasada amerikane publikon detaje nga vizita e Blinken
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka publikuar në rrjetet sociale detaje nga takimi që Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken zhvilloi dje me drejtues të institucioneve të drejtësisë.
Sipas njoftimit të ambasadës, Sekretari i Shtetit Antony Blinken përsëriti angazhimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri gjatë një takimi me krerët e drejtësisë dje.
“Megjithëse reforma nuk është e shpejtë, e përsosur, apo e lehtë, ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të veprojnë me guxim ndaj pandëshkueshmërisë dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit. Këto sfida janë të mëdha, por Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fort pas këtyre institucioneve dhe do të mbetemi të palëkundura në mbështetjen tonë”, thuhet në njoftim.
/Shqip.com