Alvisa reagon për herë të parë pas ndarjes nga Bashkimi
Publikuar:
(25.01.2022 10:49:27)

Alvisa Qarri, ka reaguar për herë të parë pas ndarjes nga Bashkim Sahiti.
“Ku kanë arrit” ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Instagram, që duket se është reagim referuar akuzave se e ka tradhtuar Bashkimin dhe se kjo ishte arsyeja e ndarjes.
Dy tashmë ish-konkurrentët dolën nga “Për’puthen” si çift, por lidhja e tyre, për të cilën dyshohej se nuk ishte e vërtetë, nuk zgjati më shumë se një muaj.
Arsyeja e vërtetë e ndarjes nuk dihet akoma pasi asnjëri nga ta nuk ka treguar, por disa konkurrentë të “Për’puthen” kanë thënë se kanë edhe fakte që ndarja erdhi si pasojë e tradhtisë së Alvisës./SHQIP.com
