Sport Ndërkombëtar

Alves mbetet në burg, ky është vendimi i gjykatës

Futbollisti brazilian Davi Alves do të jetë në paraburgim i akuzuar për sulm seksual ndaj një gruaje në tualetin e një klubin nate në Barcelonë natën e 30 Dhjetorit 2022.

Sipas Reuters, thuhet se urdhri për burg pa kusht është dhënë nga një gjykatës spanjoll.

“Ish-lojtari i Barcelonës u arrestua këtë të premte nga policia katalanase, pasi u kthye në Spanjë nga Meksika, ku aktualisht banon pasi luan për Pumas dhe i është marrë një deklaratë si i hetuar në stacionin e policisë Les Corts në Barcelonë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga gjykata.

Gruaja e ka denoncuar futbollistin për prekje poshtë mbathjeve në ambientet e tualetit.

Dani Alves u largua nga Barcelona në fund të sezonit të kaluar, pasi drejtoria e sporteve të klubit katalanas vendosi të mos rinovojë kontratën e tij. Braziliani nënshkroi për Pumas dhe luajti në Kupën e Botës me ekipin brazilian.

/Shqip.com