Sport Ndërkombëtar

Alves i demanton lajmet se do i bashkohet Mallorcës

Dani Alves

Pasi u largua nga Barcelona, u raportua se Dani Alves do t’i bashkohej Mallorcës.

Por, një gjë të tillë e ka përgënjeshtruar vetë futbollisti në fjalë duke i quajtur këto raportime “gjënjeshtra”.

Veterani zhvilloi 14 ndeshje në elitën e futbollit spanjoll, teksa regjistroi tre asistime dhe një gol.

https://twitter.com/DaniAlvesD2/status/1537769394163568642?s=20&t=l1uZk9Xm3i8IcoBHupHMUA

Teksa, nuk u përfshi fare në listën e futbollistëve të përzgjedhur për Europaligë.

Alves ka deklaruar disa herë në publik se dëshiron të luaj edhe në Kampionatin Botëror “Katari 2022”, me Brazilin.

Por, e ardhmja e tij tashmë mbetet një enigmë në vete, teksa kapitullin me katalunasit e ka mbyllur përfundimisht,/Shqip.com