Lajme Ballkan

“Alternativa” në Qeveri merr këto ministri

Zoran Zaev dhe Afrim Gashi.

Alternativa ka vendosur që të jetë pjesë e Qeverisë së Zoran Zaevit në Maqedoninë e Veriut.

Kreu i subjektit shqiptar, Afrim Gashi, ka njoftuar vetë për bashkëpunimin.

Siç raportojnë mediat në Maqedoninë e Veriut, këtij subjekti politik i janë besua tri ministri; Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Shoqërisë Informatike, Ministria e Diasporës.

Subjekti shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu i janë besuar edhe tre zëvendësministri: Zëvendësministrin e Arsimit dhe Shkencës, Zëvendësministrin e Kulturës, Zëvendësministrin e Bujqësisë.

Institucionet më të rëndësishme i janë: MEPSO, Fondi Pensional dhe Invalidor, Hekurudhat e Maqedonisë, Klinika e Tetovës, Agjencia e Investimeve të Huaja dhe rreth 40 të tjera.

Altentativa kishte garuar në zgjedhje në koalicon me “Aleancën për Shqiptarët”. /Shqip.com