Alkooli gjatë shtatzënisë ndryshon strukturën e trurit të foshnjave

Vetëm një gotë verë në javë gjatë shtatzënisë është e mjaftueshme për të ndryshuar fizikisht formën e trurit të foshnjës, ka zbuluar një studim.
Foshnjat e ekspozuara ndaj sasive edhe të ulëta të alkoolit ndikohen në proceset njohëse dhe të gjuhës.
Nënat shtatzëna tani u kërkohet të ‘shmangin rreptësishtë alkoolin’ tërësisht gjatë shtatzënisë.

Studimet tregojnë që edhe nivelet më të ulëta të konsumit të alkoolit mund të çojnë në ndryshime në zhvillimin e trurit.
Alkooli ndryshon strukturën e qelizave, duke ndikuar në dizajnin e trurit, në ruajtjen e kujtesës, shpejtësinë e përpunimit, aftësinë për të analizuar ose për të marrë vendime.
Deri më tani, saktësisht se si alkooli e dëmton trurin e foshnjave ka qenë e paqartë për shkencëtarët.
/Shqip.com