Ekonomi

Aliu: Po angazhohemi ta përfundojmë rrugën Prishtinë – Podujevë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë janë duke vazhduar.

Ai ka thënë se në këtë aks janë intensifikuar punimet në të gjitha llotet dhe se po angazhohen që kjo rrugë të përfundojë sa më shpejtë.

“Ky aks rrugor është vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve në të gjitha llotet. Po bëjmë çmos që këtë rrugë ta përfundojmë sa më parë, rrugë kjo e rëndësishme jo vetëm për shpejtësinë e lidhjes me kryeqytetin, por edhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Aliu në Facebook.

/Shqip.com