Alesia Bami zhgënjen fansat me linjat trupore, live krejt ndryshe nga Instagrami
Publikuar:
(01.08.2022 12:15:11)

Alesia Bami është një nga moderatoret më të pëlqyera shqiptare, karrierë të cilën e ka nisur prej vitesh.
Emri saj lakohet thuajse çdo ditë në mediat rozë për arsye të ndryshme. Jo rrallë ajo është komentuar për linjat e bollshme trupore duke u shndërruar në moderatoren më seksi në ekran.

Por, jo gjithçka që shihet në fotot e Alesias në Instagram është edhe live ashtu. Së fundmi faqja e njohur në Instagram , Vipa-t e Bllokut kanë postuar dy foto të Alesias ku shihet dukshëm ndryshimi i Alesias ‘live’ vs “instagram”.

Siç duket edhe Alesia Bami është një përdoruese e zjarrtë e photoshopit./Shqip.com