Sport Shqiptar

Alef Firmino – “Ylli i Javës” në Superligë

Alef Firmino

Alef Firmino është shpallur “Ylli i Javës” së 14-të në Superligën e Kosovës.

Sulmuesi i Llapit zhvilloi një ndeshje fenomenale në fitoren që skuadra e tij e realizoi ndaj Ballkanit, me rezultat 4-1, shkruan Shqip.com.

23 vjeçari tundi rrjtetën dy herë në këtë takim, duke treguar përsëri kualtitein e tij.

Futbollisti brazilian këtë ndeshje e nisi nga banka rezervë, ndërsa u inkuadrua në lojë në minutën e 60-të, për të shënuar fillimisht golin e barazimit, pastaj atë të epërsisë.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë, orë dore dhe ambiente të brendshme
Firmino – duke e pranuar çmimin “Ylli i Javës”

Firmino është dalluar disa herë me performancat e tij në këtë sezonë, ndërsa iu kishte bashkuar Lllapit në afatin kalimtar të verës.

Kjo fitore ishte e jashtëzakonshme për faktin se skuadra nga Podujeva ishte në disavantazh dhe arrti që ta përmbysë rezultatin për 16 minuta.

Me këtë fitore, Llapi ngritet vendin e katërt, ndërsa ka grumbulluar 21 pikë pas 14 ndeshjeve të zhvilluara.

Tashmë janë vetëm katër pikë larg nga Gjilani që është lider./Shqip.com