Albion Pllana “Ylli i Javës” në Superligë

Albion Pllana është zgjedhur “Ylli i Javës” së dytë në Superligën e Kosovës.
Talenti i Trepçës 89 realizoi dy gola – kundër Llapit duke i siguruar skuadrës së tij – barazimin e dytë rradhazi.
Ani pse takimin e nisi nga banka rezervë – ai tregoi potencialin që ka – dhe e rrëmbeu vëmendjen kryesore.

Pasi e pranoi këtë çmim – ai tha ndër të tjera se “falënderoj ata që e vlerësuan paraqitjen time, si dhe shokët e ekipit dhe trajnerët për angazhimin dhe punën që po e bëjmë në çdo ndeshje”.
Teksa, shtoi se “Trepçën’89 e shoh sa më lart këtë vit, pasi kemi ekip shumë të mirë dhe të gjithë djemtë luajnë me përkushtim të madh”.

89’shi gjendet në vendin e gjashtë në tabelë, me dy pikë të grumbulluara.
Qëllimi i skuadrës së udhëhequr nga Shpetim Idrizi – mbetet qëndrimi në elitën e futbollit kosovar./Shqip.com