Sport Shqiptar

Albini e Kiana nga Pekini: Urime Pavarësia, rroftë Kosova!

“Rroftë Kosova!” shprehet Albin Tahiri në urimin e përbashkët me Kiana Kryeziun për Pavarësi, frazë të cilën ai e përdori edhe pas rekordit në Lojërat Olimpike Dimërore.

Dy skitarët kanë uruar Pavarësinë e Kosovës nëpërmjet një videoje të shpërndarë nga Komiteti Olimpik i Kosovës në Facebook.

“Nga Pekini kinez ju urojmë ditën e Pavarësisë, rroftë Kosova!”

Albin Tahiri e Kiana Kryeziu kanë përfaqësuar Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022, të cilat filluan më 4 shkurt e pritet të mbyllen më 20.

Albini garoi në 4 disiplina të skijimit alpin e Kiana në një.

17 vjeçarja bëri historinë si femra e parë që përfaqëson Kosovën në këto Lojëra, ndërsa Albin Tahiri shënoi rekord për Kosovën duke përfunduar i 15-ti garën në disiplinën e Kombinimit Alpin.