Rozë

Albina Kelmendi pjesë e Festivalit të Këngës në RTSH

Këngëtarja e njohur shqiptare Albina Kelmendi, është mjaft aktive me projekte muzikore.

Së fundmi ajo ka treguar se do të jetë pjesë e Festivalit të këngës në Radio Televivionin Shqiptar.

Festivali i Këngës në RTSH, këtë vit shënon edicionin e 61-të.

Ndërkaq, Albina ka ndarë momente të xhirimit edhe të një videoklipi si dhe një pjesë të këngës.

“Muret nuk flasin por unë e du, kom vendos krejt me i tregu”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që Albina Kelmendi është martuar me biznesmenin, Valon Vataj.

/Shqip.com