Albin Kurtit – BE-së: Duhet t’i mbani premtimet
Publikuar:
(05.07.2021 21:35:57)

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’i mbajë premtimet dhënë Kosovës.
Këto komente kreu i ekzekutivit Kosovar i bëri gjatë takimit të Procesit të Berlinit. Aty ku kancelarja gjermane, Angela Merkel e theksoi të njëjtën gjë ‘mbajtjen e premtimeve’.
“Kjo shtron nevojën për veprime të guximshme si nga BE-ja, ashtu edhe nga Ballkani Perëndimor për të ripërtërirë përkushtimin dhe për të forcuar lidhjet të cilat do të përshpejtonin reformat”, tha Kurti.
Gjithashtu, Kurti, pohoi se e kupton “frustrimin” e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për mos-hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Këtë e them si kryeministër i një vendi të izoluar”, ka theksuar ai. /Shqip.com