Albin Kurti uron SHBA-të për përvjetorin e pavarësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për 245 vjetorin e pavarësisë.
Kurti, ka përmendur vlerat të cilat ngërthen SHBA-ja, përcjell Shqip.
“Idetë dhe idealet më fisnike, besimi në liri, barazi dhe të drejta individuale, përfshirë të drejtën e çdo personi për të kërkuar lumturinë – që burojnë nga Deklarata e Pavarësisë së ShBA-ve, vazhdojnë të frymëzojnë popuj e individë anembanë botës”, ka shkruar kreu i ekzekutivit në Facebook.
“Në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të ShBA-ve, partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona”.
Opozita në Kosovë shpesh e akuzon Kurtin për “anti-amerikanizëm”, por Kurti i drejtohet atyre duke iu thënë se “kjo kartë është djegur”. /Shqip.com