Albin Kurti: Filloi puna drejt rritjes së pagës minimale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se ka filluar puna drejt rritjes së pagës minimale që sipas tij janë drejt përmbushjes së një tjetër zotimi.
Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se edhe punëtorëve të sektorit privat do të ju sigurohet pragu i të hyrave që u mundëson një jetë të dinjitetshme.

“Si hap i parë është rregullimi i kornizës ligjore, në mënyrë që të evitohen të gjitha pasiguritë ligjore ekzistuese në lidhje me rritjen e pages minimale. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve veçse ka përgatitur projektligjin i cili shpejt do të dalë në konsultime publike”, ka shkruar Kurti.
Kreu i Qeverisë ka shkruar se në koordinim me Këshillin Ekonomiko-Social, së shpejti do të propozohet edhe niveli i pagës minimale./Shqip.com