Albano Bogdo kryefermer, ja kush shkon në televotim
Publikuar:
(21.05.2024 08:58:08)

Kryefermer i kësaj jave u zgjodh Albano Bogdo. Albano pati një kërkesë për Again.
“Dua të gjitha të drejtat që kishte Buçko kur u zgjodh kryefermer, që zgjidhte çfarë do për të ngrenë”, kërkoi Albano.
Kërkesë kjo që do të rishikohet nga Agai. Albano zgjodhi si shoqëruesen e tij, Baby G.
Në televotim janë të gjithë fermerët, pra Albano Bogdo, Baby G, Çiljeta Xhilaga, Ditea Berisha, Gloria Meshi, Valer Kolnikaj, Renis Gjoka dhe Xhesika Polo.
/Shqip.com