Sport Ndërkombëtar

“Albania, Albania”, tifozi nga Katari bën simbolin e shqiponjës para futbollistëve të Serbisë

Ndërkohë në fundin e ndeshjes një tifoz nga Katari ka bërë simbolin e shqiponjës para lojtarëve të Serbisë duke thënë: “Albania, Albania”.

Brazili ka bërë një paraqitje spektakolare.

Vinicius Junior godit drejt portës, ndërsa topi i kthyer shkoi te Richarlison, i cili e zhbllokoi rezultatin me një gol të merituar (62’).

Sërish i asistuar nga Vini Jr, Richarlison tregoi një teknikë të jashtëzakonshme dhe në mënyrë akrobatike e shënoi golin më të bukur deri më tani në këtë turne (73’).

Të pandalshme ishin sulmet braziliane në minutat në vazhdim, ndërsa rast pas rasti, Casemiro e goditi shtyllën.

Brazili ka tri pikë në Grupin G aq sa ka edhe Zvicra, pas ndeshjeve të para në fazën grupore të Kampionatit Botëror.

/Shqip.com