Albana Beqiri / Trishton nji moment
Publikuar:
(10.03.2024 18:35:50)

TRISHTON NJI MOMENT
Trishton nji moment
që qan n’mue si fmijë i trembun
udhës së madhe.
Nanën kërkon, gjinin e saj t’ngrohtë
sigurinë që ajo i jep pa da.
Dashnia asht tret n’at moment
me dhimtën asht kap përdore
e hedh valle.
Unë mbushun mall flas me vetminë
shpirtit kërkoj at rrahje zemre
që nuk asht ma…
/Shqip.com