Kulturë

Albana Beqiri / Tim eti

Albana Beqiri / Poete dhe tregimtare
Albana Beqiri / Poete dhe tregimtare

TIM ETI

Kur ti mbylle sytë e lodhun
e tu i qeshë vdekjes ike nga kjo botë
nuk mujta lot me derdhë,
e ende, ende… nuk kam mësue me qa
mungesën tande e mbusha me nji yll
që nuk kish qiell, as flutrim pulëbardhe
nëpër natë.

Ish veç nji yll që ndrinte kujtesës sime
të brishtë
aq shumë tue t’ngja
aq shumë i etun që veç për mue t’ ndriçon
ma përkdhelte dhimshëm kryet e lodhun
kur isha fjetë
e m’ pëshpëriste ambël: nuk kam ikë,
këtu, këtu jam me t’ mbrojtë…

N’ secilën mbramje
qiellit kërkoja yllin tim që s’kish qiell
e as fluturim prej pulëbardhe nëpër natë
e ndija si m’ ndiqte rrugëtimit tim,
si nji prekje krahu ish, si nji dorë e padukshme
e shkrime n’ mall.

Ende e ndij dorën që m’ përkdhel
sa herë kam nevojë
aty asht edhe ylli që e krijova me e mbushë
mungesën tande
tash, Parajsës e ka gjetë qiellin e tij
prej nga ku vazhdon me m’ mbrojtë…

/Shqip.com