Kulturë

Albana Beqiri / Peizazh dhimte

Albana Beqiri / Poete dhe tregimtare
Albana Beqiri / Poete dhe tregimtare

PEIZAZH DHIMTE

Peizazh dhimte
Pasqyrë ish zemra
sytë e shpirtit me i pa
n’ta,
pa sklepat e nji nate
t’mbushun fund e krye
dhimtë.

Agu kish zbardhë
tue u zhyt n’ asgja
që mandej
botës së heshtun
me ia vesh mantelin
e hintë.

Diku ma andej
shpirti dridhej flakë
me vetminë tue lujtë
si fmijë
e n’luhajë t’trishtimit
tue çue hopa.

Zemra e zhytun
n’kujtime
rrahu fort si e marrë.

Pasqyrë ish
pasqyrë ku shoh 
veten
e t’vërtetat i përbij
tue mbajt fort
m’rrëshkiti prej dore
klithi prej dhimtës zemra
e u nda, Zot u nda
n’mija copa.

/Shqip.com