Kulturë

Albana Beqiri / …Parmbramë, mbramë, sonte

Albana Beqiri / Poete dhe tregimtare
Albana Beqiri / Poete dhe tregimtare

…PARMBRAMË, MBRAMË, SONTE

…Parmbramë, mbramë, sonte,
nesër mbrama… e përgjithmonë
zemra ime bani, ban e ka me ba
me dalë prej gjoksit,
pa asnji fije kujdesi, si e çmendun rreh,
sikur me u zgjue nga gjumi
çohet gjithë hov.

Prej krejt dhimtave e mërzive
veten e zhvesh.

Zemra ime e çueme peshë…

Si teshat i heq nji nga nji
ankthin, mërzitë e tutën e kot
tue i hedhë si lvozhga t’pavlera
diku n’zbrazti.

Zemra ime e çueme peshë e zhytun
n’huti

…Parmbramë, mbramë, sonte,
nesër mbrama… e përgjithmonë
zemra ime ka shkue, shkon e ka me shkue
atje ku je Ti!

/Shqip.com