Kulturë

Albana Beqiri / N’shtatë ditë

Albana Beqiri / Poete dhe tregimtare
Albana Beqiri / Poete dhe tregimtare

N’SHTATË DITË

N’shtatë ditë,
shtatë andrra n’qepalla
m’thyhen
shtatë dëshira mbesin
tuj t’kërku
shtatë detra kaptoj
e nuk mbytem
shtatë stinë m’gjelbnojnë
plot jetë n’sy
shtatë plagë m’çelen
pa pra
shtatë puthje tua
m’shërojnë menjiherë
shtatë fjalë dashnie shpirtit
m’mbeten pa thanë
shtatë melodi t’mrekullueshme
ambël m’zgjojnë
çdo mëngjes

Shtatë lutje ia drejtoj Zotit,
n’mua kthehen si dritë
e si dashni
me to kaptoj shtatë udhë
t’magjishme
që më çojnë pa kthim
tek Ti…

/Shqip.com