NË ANIJEN E ANDRRAVE
Në anijen e andrrave
mungon spiranca, t’hutueme ato
enden si pulëbardha detit
pa ditë ku me ankorue.
Deti e kish marr peng. Përpi e kish
dallgve t’tërbueme. Andrrat tash
enden gjumit, si vela t’bardha
tue valvue.
Andrrat s’kanë spirancë. Kapen fort
për mue…