Alban Ukaj viziton pavilionin e Kosovës në Kanë

Aktori i njohur kosovar, Alban Ukaj i cili së fundmi është shfaqur edhe në festivalin e filmit në Kanë, ka vizituar Pavijonin e Kosovës atje.
Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e Qendrës së Kinematografisë së Kosovës.
“Aktori i njohur nga Kosova, Alban Ukaj, njëherit ndër aktorët kryesor të filmit ‘Tori dhe Lokita’ që shfaqi premierën mbrëmë në Kanë, vizitoi sot pavijonin e Kosovës në tregun e filmit Marché du Film”, shkruhet në njoftim.
Tutje, sipas njoftimit Albani është njoftuar për punën në promovimin e portfolios së filmave të Kosovës, marrëveshjet ndërshtetërore për bashkëprodhim, dhe reformimin e sektorit të kinematografisë.
QKK ka falënderuar aktorin për vizitën si dhe ka shprehur mirënjohje për faktin që ende vazhdon të realizoj role të rëndësishme në projekte të cilat përmes kinemasë kanë mision të na bëjnë të reflektojmë për kulturën dhe sistemet shpeshherë të padrejta që kemi ndërtuar si shoqëri evropiane dhe botërore./Shqip.com