Alban Skënderaj dhe Fifi, pjesë e koncertit të 28 korrikut në sheshin “Skënderbej”
Publikuar:
(27.07.2022 08:17:35)

Për nder të 100-vjetorit të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria do të organizojë koncert në sheshin “Skënderbej”.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se në këtë koncert do të marrë pjesë këngëtarja e njohur nga Kosova Filloreta Raçi dhe këngëtari Alban Skënderaj.
Po ashtu, deri tani është konfirmuar edhe performanca e artistëve të tjerë si Xhensila Myrtezaj dhe Flori Mumajesi.
Shqipëria dhe Bashkimi Evropian mbajtën në 19 korrik Konferencën e Parë Ndërqeveritare mes tyre në Bruksel, që shënoi edhe hapjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë në BE.