Lajme

Alarmi për bombë në shkollën “Xhevdet Doda”, policia bën evakuimin e nxënësve dhe personelin

Shkolla "Xhevdet Doda" në Prishtinë

Policia e Kosovës ka rrethuar objektin e shkollës  “Xhevdet Doda” në Prishtinë, pasi ka dyshime për bombë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për SHQIP.com ka thënë se informacionet e para flasin për një kanosje të dyshimtë e cila ka ardhur përmes postës elektronike.

“Sot rreth orës 11:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike”.

Tutje ajo ka treguar se policia ka evakuuar nxënësit dhe personelin e shkollës dhe specialist të policisë po trajtojnë dhe verifikojnë  informatën.

SHQIP.com ka kontaktuar edhe me drejtorin e kësaj shkollë, Azem Jaha po i njëjti nuk ka dhënë detaje duke mos dashur që të përgjigjet me arsyetimin se është shumë i zënë./SHQIP.com