Alarm për bombë te hotel Plaza/ Policia bën reagimin e parë: Dyshohet se është vendosur një sasi eksplozivi

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me alarmin për bombë te hotel Plaza. Një telefonatë e mbërritur ne recepsionin e hotelit ngriti në këmbë policinë e kryeqytetit. “Rreth orës 19:35, në Sallën Operative të DVP Tiranë ka telefonuar një punonjëse e stafit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani”, me pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli”, bën të ditur policia në një njoftim për mediat.
Pas marrjes së sinjalizimit, menjeherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie të cilët kanë bërë rrethimin e zonës dhe evakuimin e personave të hotelit. Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit.

Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:35, në Sallën Operative të DVP Tiranë ka telefonuar një punonjëse e stafit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani”, me pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli.
Menjeherë në vendngjarje ka shkuar forca të shumta policie të cilët kanë bërë rrethimin e zonës dhe evakuimin e personave të hotelit. Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit.
Në përfundim të kontrollit dhe veprimeve hetimore do të keni një informacion me të detajuar për rastin.
/Shqip.com