Alarm për bombë te hotel Plaza në qendër të Tiranës
Publikuar:
(30.05.2025 20:48:44)

Një telefonatë anonime ku pretendohej se te parkingu i hotel Plaza është vendosur një bombë, ka alarmuar Policinë e Tiranës.
Ka qenë një person i paidentifikuar i cili ka telefonuar recepsionin e Plazës dhe më pas stafi i këtij të fundit ka njoftuar Policinë e kryeqytetit.
Gjithçka ka ndodhur pasditen e kësaj të premte.
Policia ka mbërritur menjëherë dhe ka rrethuar parkingun e hotel Plaza. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se po vijojnë veprimet hetimore.
Nuk është ende e qartë nëse kemi të bëjmë me një alarm të rremë apo me një kërcënim serioz.
/Shqip.com