“Al Rihla” – topi ‘revolucionar’ i Katari 2022

Adidas ka zbuluar topin zyrtar të Kampionatit Botëror të quajtur ‘Al Rihla’ përpara Kupës së Botës së ardhshme të Katarit 2022.
Është topi i 14-të radhazi që adidas ka krijuar për Kupën e Botës FIFA dhe është krijuar për të mbështetur shpejtësinë maksimale të lojës, pasi udhëton më shpejt në fluturim se çdo top në historinë e turneut.
“Al Rihla” e ka marrë emrin nga fjala arabe për “udhëtim” dhe është frymëzuar nga arkitektura, varkat dhe flamuri i vendit pritës Katar, njofton “Adidas“.
Topi është projektuar nga brenda jashtë duke përdorur të dhëna dhe testime rigoroze në laboratorët e adidas, në tunele me erë dhe në fushë nga vetë futbollistët.
Al Rihla pritet të ofrojë nivelet më të larta të saktësisë dhe besueshmërisë në fushën e lojës, pjesërisht për shkak të formës së re të panelit dhe strukturës së sipërfaqes.
Teksa, FIFA duket se shpreson të mos hasi në kritika, pasi që disa nga topat si “Telstar” i vitit 2018 ose edhe “Jabulani” i Afrikës së Jugut 2010, disa nga portierët ishin ankuar se topi ishte disi i “çuditshëm” dhe me “më i vështirë për t’u kapur”.
Portieri i Gjermanisë, Marc-Andre ter Stegen, i bëri jehonë shqetësimeve, por pranoi se portierët thjesht duhet të mësohen me të.

Përndryshe, kampionati do të fillojë ketë vit nënëntor dhe do të përfundojë në muajin dhjetor. /Shqip.com