Lajme Botë

Akuzohet se iku me 170 milionë dollarë, presidenti i Afganistanit flet për herë të parë

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani

Afganistani është pushtuar nga talebanët pas largimit të trupave amerikane.

Kjo i ka detyruar mijëra qytetarë të largoheshin nga vendbanimet e tyre.

E bashkë me ta u largua edhe presidenti Ashraf Gani.

Ai është strehuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, shkruan BBC, transmeton Shqip.com.

Ministria e jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se vendi kishte mirëpritur Ghanin dhe familjen e tij në baza humanitare.

Në një fjalim me video të mërkurën, Ghani tha se ishte larguar nga Afganistani për të shmangur gjakderdhjen dhe për të parandaluar atë që ai e përshkroi si një “fatkeqësi të madhe”.

Ai gjithashtu tha se “thashethemet” se kishte udhëtuar në Emiratet e Bashkuara Arabe me një shumë të madhe parash me të ishin “krejtësisht të pabaza” dhe “gënjeshtra”.

Ghani është përballur me kritika të ashpra nga politikanët e tjerë afganë për largimin nga vendi.

Presidenti amerikan, Joe Biden kritikoi gjithashtu qeverinë e Afganistanit për ikje në një fjalim të hënën.

Ghani erdhi në detyrë në 2014 dhe u rizgjodh në shkurt 2020./SHQIP.com