Akuzohet për vrasjen e policit serb, i dyshuari: Jam në Gjermani, s’kam lidhje. Vëllai më ka vjedhur dokumentet

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Serbi ku u vra një efektiv policie dhe u plagos kolegu i tij. Autoritetet serbe fajësuan dy vëllezërut shqiptarë nga Kosova, Faton Hajrizi dhe Artan Hajrizi.
Ky i fundit është thirrur nga një stacion policor në Gjermani për të treguar të vërtetën lidhur me pretendimet e Serbisë se ai është i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një polici serb.
Autoritete serbe kanë ngritur akuza ndaj tij për vrasjen e një polici serb mbrëmë pas mesnate. Por, përmes një lidhje direkte, Hajrizi ka rrëfyer se nuk ka qenë fare në Serbi, por ndodhet në Gjermani.
Ai ka deklaruar se ndodhet në Gjermani dhe dokumente janë vjedhur nga vëllai i tij, Faton Hajrizi. Hajrizi distancohet nga vëllai i tij duke thënë se nuk i intereson se çfarë ka bërë ai.
/Shqip.com