Lajme

Akuzohet për blerje votash, shtyhet gjyqi për Fredi Belerin në GJKKO

Shtyhet seanca gjyqësore për Fredi Belerin. Ajo do të mbahet më datë 19 dhjetor, ora 14: 30.

Dëshmitari Abdyl Rama, vëllai i bashkëpunëtorit të drejtësisë Arsen Rama që fundosi Belerin me akuzën për blerjen e votave nuk është paraqitur në seancë.

Fredi Beleri refuzoi të flas para gjykatës pasi tha se nuk ka besim. Kujtojmë që Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij.

Vetë Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka folur për një akt me sfond politik.

/Shqip.com