Lajme

Akuzat e forta/ LSDM: Mickoski i rrethuar nga njerëz të krimit të organizuar

LSDM ka hedhur akuza të forta në adresë të VMRO-DPMNE dhe liderit të saj Hristian Mickoski.

Përmes një deklarate, LSDM thekson se “Mickoski është vazhdimisht i rrethuar nga njerëz të lidhur me skandalet e drogës“.

“Para disa muajsh kryetari i VMRO-së Hristijan Mickoski dhe bashkëpunëtori i tij i afërt Antonio Milloshoski janë ulur në të njëjtën tavolinë, në shoqëri me M.A. nga Gërçeci i kapur me 32 kilogramë drogë“, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Profesori i shkollës së muzikës dhe kryetar i KE-së së VMRO-së së Peshtanit së fundmi është kapur me kokainë. Arrestohet për drogë mësuesi në një shkollë në Novo Lisicë, përfaqësues i VMRO-DPMNE-së në komisionin zgjedhor në Aerodrom.

Truproja e Mickoskit sulmoi fizikisht një oficer policie për të parandaluar një operacion për zbulimin e drogës në një lokal të njohur të Shkupit.

A e pengojnë luftën kundër narkodilerëve strukturat e OBRM-PDUKM-së në OBRM-PDUKM tash që e kanë ministër”, theksojnë nga LSDM.

/Shqip.com