Rozë Ndërkombëtar

Aktori i njohur turk zgjedh sërish Shqipërinë për pushime: U ndjeva si në shtëpinë time

Aktori i njohur turk, një ndër të preferuarit e publikut shqiptar, Erkan Petekkaya, ka zgjedhur pikërisht vendin tonë për të kaluar një pjesë të pushimeve këtë verë.

Ka qenë vetë aktori, i cili ka ndarë në rrjetet e tij sociale video nga Tirana dhe Vlora.

“Qyteti është po aq i mrekullueshëm sa njerëzit e tij, u ndjeva si në shtëpinë time”, ka shkruar ai.

Aktori i madh Erkan Petekkaya ka bërë për vete një pjesë të mirë të shqiptarëve edhe nëpërmjet një ndër serialeve turke më të vlerësuara ndër vite, “DILA” që është transmetuar në Tring.

Kjo nuk është hera e parë që aktori viziton Shqipërinë. Ai ka zgjedhur vendin tonë për të kaluar pushimet edhe në vitin 2019, kur përveç Shqipërisë, vizitoi edhe Kosovën.

/Shqip.com