Aktori i njohur turk po bëhet baba për herë të parë
Publikuar:
(17.11.2021 11:31:38)

Aktori i njohur turk, Kıvanç Tatlıtug që në Kosovë u bë i njohur fal rolit të tij me emrin “Mehmet” po bëhet baba për herë të parë.
Mediat turke raportojnë se bashkëshortja e tij, Basak Dizer është shtatzënë në muajin e tretë.
Sipas medias ‘Canli Yanik’, lajmi u konfirmuar nga burime pranë çiftit dhe Basak është në muajin e tretë.

Kjo nuk është hera e parë që dyshja është përfolur që do të bëhen prindër, pasi që edhe në qershorin e kaluar kanë qarkulluar lajme të tilla, por që u mohuan më pas nga Dizer.
Ndryshe, dyshja e njohur, para 5 viteve janë martuar në Francë në një ceremoni të thjeshtë/SHQIP.com
