Lajme

Aktakuzë kundër një personi për “Kontrabandim me migrantë”

Policia e Kosovës (PK)
Policia e Kosovës (PK)

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një të pandehuri me dyshimet se e ka kryer veprën penale “Kontrabandim me migrantë”.

Përmes një komunikate për medie, prokuroria ka njoftuar se sipas kësaj aktakuze, i pandehuri A.H. me veprimet e tij ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose Organizimi i Grupit Kriminal të Organizuar” nga neni 277 par. 1 të KPPK së, lidhur me veprën penale “Kontrabandim me migrantë” nga neni 164 lidhur me neni 31 i KPRK-së.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat penale me të cilat ngarkohet dhe ta dënoj sipas ligjit.

/Shqip.com