Lajme

Aksioni për kontrabandë, policia jep detaje

Policia e Kosovës / Foto: Visar Loku

Policia e Kosovës ka nisur një aksion kundër kontrabandës sot në dy lokacione të ndryshme.

Këtë aksion e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Baki Kelani zëdhënës në këtë institucion për Shqip.com ka konfirmuar se aksioni në fjalë është duke u zhvilluar në disa lokacione.

“Mund të konfirmojmë se Policia Kufitare është duke zhvilluar një operacion në disa lokacione. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë pas operacionit”, ka thënë Kelani.

Foto nga një aksion policor

Aksioni i Policisë së Kosovës është duke u zhvilluar në Veri dhe Kaçanik.

Policia është duke u asistuar edhe nga njësitet e Doganës së Kosovës të cilët janë duke e kërkuar dhe verifikuar mallin që dyshohet se është kontrabanduar./Shqip.com