Aksioni i suksesshëm i Policisë në Veri, Berisha: Duhet falënderuar “brumin e UÇK-së”
Publikuar:
(03.10.2023 17:59:49)

Rreziku nuk ka kaluar, thotë kryetari i Komisionit parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha.
Berisha tha në Frontal në T7 se gatishmëria e forcave policore të Kosovës tash është “shumë e lartë”.
“Nuk ka përfunduar (rreziku)”, tha Berisha. “Gatishmëria është shumë e lartë. Bile tash më shumë se atëherë”.
Për aksionin e suksesshëm të Policisë për t’iu përgjigjur sulmit të grupit terrorist, Berisha tha se duhet falënderuar më së shumti “brumin e UÇK-së”.
“Duhet ta falënderojmë brumin e UÇK-së, ushtarin që tash është në uniformën e Policisë së Kosovës”, tha ai.
/Shqip.com