Aksioni “Gropa”, konfiskohen mbi 70 kilogramë heroinë dhe arrestohen 10 persona

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se në një aksion të koduar “Gropa”, kanë arrestuar 10 persona dhe kanë konfiskuar 70 kilogramë heroinë.
Sipas njoftimit, personat dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, pas një pune të gjatë hetimore, me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës- Drejtorinë për Hetimin dhe Trafikimin e Narkotikëve, sot kanë realizuar aksionin “Gropa”, ku, me ç’rast janë kontrolluar dhe bastisur disa lokacione të ndryshme në Ferizaj dhe janë sekuestruar rreth shtatëdhjetë (70) kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Captagon- (heroinë) dhe disa paisje për përpunimin e saj, ku me ç’rast janë arrestuar dhjetë (10) persona”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka deklaruar se do ta mbajë opinionin të informuar./Shqip.com