Lajme

Aksion simbolik para KPK-së, kërkohet shkarkimi i prokurorëve Munishi e Salihu

ilustrim

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka mbajtur sot një aksion simbolik pranë Këshillit Prokurorial.

Ata para ndërtesës së Këshillit kanë kërkuat që të shkarkohet prokurori, Ruhan Salihu dhe kryeprokurori, Kujtim Munishi.

Aktivistët po ashtu kanë kërkuar heqjen e lëndës nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe kalimin tek Prokuroria Speciale e Kosovës për hetim të mëtejshëm.

Anita Mjeku, aktiviste tha se përmes këtij institucioni mirëmbahen neglizhentë dhe riprodhohen prokurorë e racistë që më pas shndërrohen në bashkëfajtorë të krimeve me baza gjinore.

Ajo tha se sot po i shpallin prokurorinë dhe KPK-së si zonë krimi.

“Sot ne i shpallim Prokurorinë dhe KPK-në si zona krimi. Përmes këtij institucioni mbrapa mirëmbahen neglizhentë, seksistë dhe riprodhohen prokurorë e racistë që më pas shndërrohen edhe në bashkefajtorë të krimeve me bazë gjinore”, tha ajo.

Ndërkaq ka shtuar se do të vazhdojnë të protestojnë deri në shkarkimin e prokurorit, Ruhan Salihiu dhe kryeprokurorit Kujtim Munishi./SHQIP.com