Lajme

Aksion i madh mbrëmë në Prishtinë, inspekcioni dhe policia kontrolluan lokalet e natës

Inspekcioni i Komunës së Prishtinës

Drejtoria e Inspekcioni në kuadër të Komunës së Prishtinës ka zhvilluar një aksion mbrëmë, duke kontrolluar bizneset për respektimin e orarit dhe kundër zhurmës.

Nga Drejtoria e Inspekcionit bëhet e ditur se ky aksion është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

“Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës gjatë këtyre momenteve është duke zhvilluar një aksion të madh në shumë pjesë të qytetit të Prishtinës bashkë me policinë e Kosovës kundër zhurmës dhe me qëllim të kontrollit të respektimit të orarit të punës nga ana e bizneseve, kryesisht lokaleve të natës”, thuhet në njoftim./Shqip.com

Gjoba nga Policia e Kosovës
Inspekcioni i Komunës së Prishtinës
Ispekcioni së bashku me Policinë e Kosovës