Lajme

Aksidentohet në Serbi autobusi me bashkatdhetarë nga Kosova, flet pronari i kompanisë

Aksidenti i autobusit në Krushevac në Serbi

Një autobus nga Kosova ka rrëshqitur nga rruga në afërsi të Krushevacit në Serbi.

Pronari i kompanisë së autobusit, Gazmend Zhitia ka deklaruar se nuk ka viktima nga ky aksident ndërsa ka konfirmuar se disa udhëtarë kanë marrë lëndime të lehta trupore.

“Po e vërtetë një autobus i yni ka dalë nga rruga mirëpo për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm 8 udhëtarë gërvishje të lehta”, ka deklaruar Zhitia për Telegrafin.

Aksidenti i autobusit në Krushevac të Serbi

Autobusi ishte duke shkuar në drejtim të Sllovenisë nga Kosova./Shqip.com