Aksidentohet Dagz, reagon Einxhel
Publikuar:
(23.03.2023 23:31:50)

Dj i njohur nga Kosova, Dagz, ka pësuar një aksident.
Këtë e ka bërë të ditur partnerja e tij, Einxhel përmes rrjetit social Instagram.
Einxhel ka publikuar një fotografi ku shihet makina e tij e përplasur me një kamion.
Ajo u shpreh mirënjohëse që Dagz nuk kishte pësuar lëndime.
“Zoti ish treguar i madh dhe mëshirë plotë me mua në këto ditë të shenjta. Zoti pranoj lutjet e mija që i bëjë çdo herë që Dagz niset për rrugë dhe ktheu bekimet që më urojë një zemër e pastër nëne”, ka shkruar Einxhel.

Ajo ka publikuar mesazhin e një personi teksa e uronte për djalin dhe Dagzin.
/Shqip.com