Aksidentohet autobusi në Sofje të Bullgarisë, së paku 46 të vdekur

Së paku 46 persona kanë mbetur të vdekur në një aksident autobusi në orët e para të mëngjesit të së martës në Sofje të Bullgarisë, tranmseton Shqip.com.
Shkaku i këtij aksidenti në autostradën 40 kilometra larg Sojes ende nuk dihet, raporton Aljazeera.
“Dyzet e pesë ose 46 njerëz u vranë. Shtatë pasagjerë u shpëtuan” dhe u dërguan në një spital në kryeqytet”, tha Nikolay Nikolov, kryetar i departamentit të sigurisë nga zjarri dhe mbrojtjes civile në Ministrinë e Brendshme.
Sipas raportimit të mediave, 12 fëmijë ishin në atë autobus i cili po udhëtonte nga Stambolli për në Shkup.
Kurse, kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, deklaroi se është i tmerruar nga kjo tragjedi, teksa shtoi se nuk e di se a janë të gjitha viktimat nga shteti i tij.
“Jam i tmerruar. Kjo është një tragjedi. Ne nuk e dimë nëse të gjitha viktimat janë nga Maqedonia e Veriut, por supozojmë se është e tillë sepse autobusi është i regjistruar në vend”, tha kryeministri maqedonas./SHQIP.com