Aksidentohet autoambulanca me një veturë në Gjakovë, katër të lënduarit i dërgojnë në QKUK

Një autoambulancë është aksidentuar me një veturë në lagjen “Dardania” në Gjakovë nga ku kanë mbetur të lënduar katër persona.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori general i spitalit, Jeton Zarari.
Ai tha se tre prej të lënduarve janë dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Tre persona janë dërguar për në Prishtinë, personi i katërt po ashtu ka mundësi të niset tash, është nga stafi jonë. Dy nga të lënduarit janë pjesë e stafit tonë – mjeku kujdestar dhe shoferi i autoambulancës. Gjithashtu, edhe shoferi i veturës së aksidentuar është dërguar në QKUK”, tha Zarari për SHQIP.com.

Në anën tjetër, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, tha se në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi i PK-së.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 12:05.Njësitet relevante të policisë dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Ndërsa shtoi se janë duke vazhduar hetimet rreth aksidentit./Shqip.com